Gazetari Renaldo Salianji, ndodhet sot në qendrën e votimit të ngritur në shkollën “Faik Konica” në Prishtinë, ku procesi i votimit vazhdon qetësisht.
Ai raporton se qytetaret qëndrojnë në radhë pasi ka një interesim të lartë për t’u bërë pjesë e procesit.
Në një prononcim për News24, një nga anëtaret e komisionit u shpreh se çdo gjë po shkon sipas parashikimeve.
“Çdo gjë po shkon sipas ecurisë që kemi parashikuar.
I vetmi problem dhe që po krijohet radhë është se janë 10 kandidatë veç partive, që ka çuar në kohëzgjatjen e kohës së qytetarët duhet të qëndrojnë në dhomëzën e fshehtë, që shkon deri në 2 minuta për një person, madje edhe më shumë në rastet kur votuesit kanë qenë të moshuar.
Deri në orën 9 kanë votuar 9 persona dhe deri tani priten që të votojnë edhe 142 persona të tjerë”, u shpreh ajo.
Ndërkohë Salianji raporton se KQZ ka ngritur disa grupe shërbimi, për personat që janë me aftësi të kufizuara ose janë të moshuar në mënyre që të kenë të drejtën e votimit, duke dërguar ekipe në banesat e tyre.
