Ndërsa na ndajnë dy muaj nga nisja e fushatës elektorale për zgjedhjet e 11 majit, Partia Demokratike ka zgjeshur personin që do të organizojë fushatën.

Gazetari Osman Stafa raporton se do të jetë drejtuesi i fushatës elektorale te Presidentit Amerikan Donald Trump, ai do të drejtojë fushatën e PD.

Christopher LaCivita është konsulenti politik, i cili do të punojë me Sali Berishën, sa i takon zgjedhjeve të 11 majit.

Ai është sot në Tiranë, dhe do të prezantohet nga Sali Berisha në konferencën e orës 11.00.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb