Kryetarja e komisionit të Ligjeve, Klotilda Bushka ka reaguar për herë të parë në lidhje me faktin që është nën hetim nga SPAK.
Në përgjigje të deputetit Dashnor Sula i cili kërkoi që mbledhja e komisionit të drejtohet nga dikush tjetër, referuar faktit që Bushka është nën hetim nga SPAK për pengim të drejtësisë, në lidhje me hetimet ndaj Erion Veliajt.
Sula i tha Bushkës se duhet të lejojë dikë tjetër që ta drejtojë mbledhjen, ndoshta një nga anëtarët e Komisionit, teksa debatoi edhe me anëtarët e PS të Komisionit, duke iu thënë se nuk duhet të flasin sot, pasi është një turp ajo që ka ndodhur
Ndërkohë kryetarja e Komisionarit u shpreh se “Ligjet” janë një komision parlamentar, jo hetimor dhe ajo po bën punën e saj.
“Ky është komision ligjesh jo hetimor. Po ushtroj detyrën time. Nëse kam diçka për ta sqaruar do e sqaroj atje. Po jam dhe vijoj të jem e dinjitetshme”, në përgjigje të deputetit Dashnor Sula që kërkoi që mbledhja të drejtohet nga Dhurata Çupi.
Sipas njoftimit të SPAK, deri në këtë fazë të hetimit ka të dhëna konkrete që të çojnë drejt dyshimit të arsyeshëm për kryerjen e veprës penale nga deputetja.
(BalkanWeb)
