Eliot Bujupi  tregon klasin te ekipi U-19 i Sttutgarit. Sulmuesi i moshave të Kosovës, i realizoi sot Liverpulit në minutën e nëntë për të zhbllokuar takimin.

Ai numëron 5 gola në UEFA Youth League për këtë sezon. Për 18-vjeçarin është takimi i katërt që shënon.

Më parë e ka bërë ndaj Crvena Zvezdës, Atalantës dhe Juventusit. Ndeshja e sotme kundër Liverpulit vlen për fazën e 1/16-ave. Pjesa e parë u mbyll me rezultatin e barabartë 2-2.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb