Një zyrtar i lartë në Departamentin amerikan të Drejtësisë ka urdhëruar prokurorët federalë të tërheqin akuzat kundër kryebashkiakut të Nju Jorkut Eric Adams, një demokrat që ka një marrëdhënie korrekte dhe të mira me presidentin Donald Trump.
Në një memorandum prej dy faqesh të siguruar nga agjencia e lajmeve lokale Zëvendës Prokurori i Përgjithshëm në detyrë Emil Bove deklaroi se vendimi për të hedhur poshtë akuzat ishte marrë pa një vlerësim të provave të prokurorisë, dhe nuk kishte për qëllim të vinte në dyshim avokatët që ngritën çështjen.
Urdhri i Departamentit të Drejtësisë udhëzon që çështja të pushohet pa paragjykime, gjë që mund të thotë se ajo mund të rikthehet më vonë.
Një zëdhënës i prokurorëve të Distriktit Jugor të Nju Jorkut, i cili kishte marrë urdhrin për të tërhequr akuzat, Nicholas Biase nuk pranoi të komentonte.
Adams u akuzua për marrje ryshfeti dhe përdorim të paligjshme të kontributeve financiare për fushatën e tij për krybashkiak të Nju Jorkut.
(BalkanWeb)
