Kryeministri Edi Rama ka ngritur dyshime, në fjalën e tij gjatë mbledhjes së grupit parlamentar socialist, se Prokuroria e Posaçme vepron politikisht.

Kreu i qeverisë tha se SPAK po heton edhe Belind Këlliçin për diplomën e shkollës së mesme, nëse ajo është apo jo false.

“Të përfundojë njeriu në dyert e SPAK për diplomën, jo e ke false, për të thënë që ne po i biem këtij…”, tha ai, duke shtuar se nuk po tenton të mbrojë ish-deputetin demokrat por standardin që po ndjek Prokuroria e Posaçme.

“A do t’ia dalim që institucionet e drejtësisë ta përdorin pavarësinë për të bërë drejtësi dhe jo politikë? Kur them politikë nuk them çështja me njërin apo tjetrin, në rastin e SPAK. Kur them politikë, them m.q.s njërin po e lëmë në ballkon, të kapim nja 3 të tjerë, t’i biem këtij, të bëjmë këtë për kryetarin e Bashkisë, pastaj të kapim njërin për diplomën. Ju e dini sa respekt kam unë për një farë Belo Këlliçaj, një popull kot, por tani të përfundojë njeriu në dyert e SPAK për diplomën, jo e ke false, për të thënë që ne po i biem këtij, por po shkojmë të marrim edhe këtë se ky është ai hije. Ndiq median, kompleksohu dhe bëj balet…”, u shpreh ai.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb