Belinda Balluku nuk ka marrë pjesë sot në mbledhjen e grupit të PS, por ka vazhduar angazhimin e saj në fushatën elektorale në Fier.
Ajo që është vënë re është se ka pasur me vete në këto takime Ceno Klosin, ish-drejtorin e Tatimeve, i cili aktualisht është nën hetim nga SPAK për katër vepra penale.
Klosi është thirrur për t’u marrë në pyetje nga SPAK pas disa denoncimeve dhe akuzohet për shpërdorim detyre dhe fshehje pasurie. Pas thirrjes nga SPAK, ai është shkarkuar nga posti i drejtorit të Tatimeve, por më vonë është bërë pjesë e ekipit të Ballukut.

Pavarësisht hetimeve dhe akuzave të shumta ndaj tij, Ceno Klosi u emërua zv.ministër nga Belinda Balluku. Ai nuk ka hezituar të shpërndajë në rrjetet sociale postimet e Ballukut.

(Balkanweb)
