Një peticion  online po shtyn  Danimarkën të marrë kontrollin e Kalifornisë dhe “të sjellë korsitë e biçikletave në Beverly Hills”. Fushata vjen pasi presidenti amerikan Donald Trump, dyfishoi dëshirën e tij për të marrë nën kontroll Grenlandën.

Që kur u rikthye në presidencë muajin e kaluar, Donald Trump ka propozuar që Kanadaja të bëhet shteti i 51-të i SHBA-ve, të marrë nën kontroll Kanalin e Panamasë, të blejë Gazën madje dhe ka tentuar të blejë Groenlandën.

Mbi 200,000 danezë kanë nënshkruar  peticionin  për të blerë Kaliforninë nga SHBA.

Në pjesën e sipërme të faqes së peticionit, një slogan thotë “Ta bëjmë Kaliforninë përsëri të madhe” dhe ta bëjmë Kaliforninë “Danimarkë të Re”.

Duke folur në televizionin danez në janar, kryeministrja Mette Frederiksen deklaroi  se Groenlanda nuk është në shitje, dhe ajo  është pronë e Grenlandezëve.

Edhe pse peticioni danez për të blerë Kaliforninë është një “shaka”, oferta e SHBA-ve për të blerë Groenlandën është mjaft serioze.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb