Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, u shpreh se Rithemelimi është hetuar edhe në lidhje me skenën e Kuvendit.
Gjatë fjalës së tij në Kuvend kryedemokrati shpjegoi se një nga ortakët e kompanisë së kontraktuar ishte bashkëshorti i Blerina Gjylametit, ndërsa ka shtuar se vetëm për këtë fakt ai nuk u thirr kurrë nga Prokuroria e Posaçme, nga ana tjetër, sipas Berishës, SPAK ka thirrur ortakun tjetër.
“Kur u bë Kuvendi i Rithemelimit ata që u morën me skenën, kompania e kontraktuar më thanë është më e mira. Kur më thonë del Lul-Brava dhe bën denoncimin e ndihmoi Rama thotë me burrin e Gjylametit. Pyes unë, më thonë është ortak. Ishte vetmja kompani që mund t’i bënte me cilësinë e duhur, ishin dy vetë. Mirë, them. Tani SKAP-i nis hetimin pas urdhrit të Ramës, Blinken e Yuri Kim, nis hetimin për Rithemelimin dhe i del që njëri ortak i kompanisë ishte bashkëshorti, nuk guxoi ta thërriste njëherë. U thirr ortaku tjetër, u mor në proces. Mirëpo ai kishte zbatuar ligjin, s’kishte shkelje të ligjit, por çështja është se atë nuk guxuan ta thërrasin. Mjafton të ishte bashkëshorti i Gjylametit dhe nuk mund të thirrej”, tha ai.
