Zbardhen detaje të reja nga ngjarja në Rinas, ku mbrëmjen e së enjtes një i ri qëlloi me armë në drejtim të efektivave të policisë së Tiranës.

Sipas asaj që raporton gazetari Igli Çelmeta, personi i arrestuar quhet Klajdi Buza, emër jo i panjohur për policinë.

Sipas të dhënave të policisë, ai është arrestuar edhe në vitin 2022, pasi lëvizte i armatosur në rrugët e qytetit të Krujës. Në vitin 2015, Klajdi Buza denoncoi vjedhjen e makinës së tij ‘‘BMW X 5’me targa AA 987 BC.

Policia në atë kohë njoftoi se mjeti ishte gjetur i braktisur në vendin e quajtur ura e Gjoles në Fushë Krujë.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb