Irani do të ndërtojë shumë më tepër objekte bërthamore se sa ka tani nëse do të sulmohen nga SHBA ose Izraeli, tha presidenti iranian Masoud Pezeshkian.
“Ata kërcënojnë të godasin qendrat tona bërthamore. Mund të godasin ndërtesat, por nuk mund të godasin “trurin” që i ndërton. Le të godasin njëqind qendra; mijëra qendra të tilla do të ndërtohen përsëri,” tha ai në komentet e transmetuara nga televizioni SNN.
Wall Street Journal deklaroi më herët se të dhënat e përpiluara nga agjencitë e inteligjencës amerikane treguan se Izraeli po peshon sulme gjithëpërfshirëse ndaj vendeve bërthamore iraniane këtë vit në një përpjekje për të përfituar nga dobësimi i Teheranit.
Më 10 shkurt, Trump tha se ndalimi i Teheranit nga zhvillimi i armëve bërthamore mund të bëhet ose me bomba ose duke nënshkruar një marrëveshje. Udhëheqësi amerikan shtoi se do të dëshironte të bënte një marrëveshje me Republikën Islamike pa përdorur bombardime.
(A.A/BalkanWeb)
