Moti i keq ka goditur mbrëmë ishullin Elba, i cili ndodhet përballë bregdetit të Toskanës.
Zjarrfikësit janë mobilizuar menjëherë për të shpëtuar dhjetëra banorë, të cilët nuk kanë mundur të largohen nga banesat e tyre pasi niveli i ujit për shkak të shiut të pandërprerë ka ardhur vazhdimisht në rritje.
Spitali i ishullit u mbyll për shkak të rrugëve të përmbytura, ndërsa shumë makina u përfshinë nga ujërat e vrullshëm. Njëzet e tetë shoferë, të bllokuar brenda makinave të tyre, u shpëtuan falë ndihmës së zjarrfikësve dhe anëtarëve të Mbrojtjes Civile.
This is Bagnaia, a hamlet of Portoferraio on Elba Island, Italy tonight….🌊👀 pic.twitter.com/TcBeqfMmcK
— Volcaholic 🌋 (@volcaholic1) February 13, 2025
Një shkollë kërcimi, e cila strehonte nëntë fëmijë dhe tre mësues, u evakuua gjithashtu.
Isola d’Elba, Portoferraio sott’acqua
video A. Mastropietro da pagina Facebook del Comune di Portoferraio#maltempo #allagamenti #portoferraio #isoladelba #allertaarancione #devastazione #meteo pic.twitter.com/ZB1Td84pBH— LivornoPress (@LivornoPress) February 14, 2025
13.02. #Italien
Massive Regenfälle mit Überschwemmungen auf #Elba und in der #Toskana
Dutzende Personen werden vermisst
Auf Elba sind ganze Orte abgesoffen
Die #Klimakatastrophe ist Realität!
AfD & Co ABWÄHLEN!#fckafd #Weidel #Klimastreik #Fridaysforfuture #Demo_gegen_Rechts pic.twitter.com/zR8MFvYFO5— Anonymous Germany (@Anonymous00708) February 14, 2025
Deri më tani nuk raportohet për të lënduar. Kryebashkiaku u kërkoi banorëve të shmangin udhëtimet, ndërsa shkollat në ishullin Elba do të qëndrojnë të mbyllura deri të hënën.
