Ish-deputeti i PS, Alket Hyseni, ka deklaruar gjatë intervistës në emisionin “Kjo Javë”, me moderatore Nisida Tufën, se nuk do të jetë pjesë e listave të kandidatëve për PS në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Hyseni ka sqaruar dhe mungesën në skenën politike, duke shtuar se ai mbetet socialist, dhe pse jo deputet.

Alket Hyseni: Unë nuk jam më në kuvendin e Shqipërisë, së dyti një sërë projektesh, por dhe angazhimet e biznesit privat në arenën ndërkombëtare më kanë mbajtur të angazhuar kryesisht jashtë vendit sesa këtu dhe nuk më kanë dhënë kohën e duhur të dal.

Unë kam dhënë kontribut të madh në PS në këndvështirmin tim, me gjithë energjitë e mia, njohuritë e mia dhe janë socialis  në cdo kohë. Por për momentin, këto angazhime po më mbajnë dhe do më mbajnë larg dhe nuk kam asnjë synim politik për tu angazhuar të paktën në ccështjen e listave.

Nga ana tjetër uroj që Shqipëria, e cila de fakto është në fushatë, për shkak të komplikimeve që sjell kodi zgjedhor dhe efektet e tij janë muaj përpara dhe pse zyrtarisht fushatat janë 30 ditë, ne jemi në fushatë,  uroj që Shqipëria të kalojë fushatë të qetë, dinjitoze dhe mendoj se do të jenë zgjedhje të mira.

 

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb