TIRANË- Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka uruar besimtarët katolikë me rastin e nats së Shna Ndout. “Të dashur besimtarë katolikë, në këtë natë të bekuar ju uroj ju dhe të gjithë pelegrinët e Kishës se Laçit, Shna Ndou ju ndihmoftë!”, thuhet në mesazhin e urimit të kryedemokratit.
Sonte, besimtarët katolikë por edhe të besimeve të tjera zgjedhin të kalojnë natën në Kishën e Shna Ndout në Laç ku ndezin qirinj dhe i luten shenjtit të kësaj Kishe, për të cilin ekzistojnë dëshmi se ka shëruar mijëra njerëz.
(m.k/BalkanWeb)
