Tom Cruise dhe Ana de Armas u panë duke shijuar një natë në Soho të Londrës në ditën e Shën Valentinit, duke ndezur thashethemet se ata janë çift.

Ylli 62-vjeçar dhe aktorja 36-vjeçare janë fotografuar të enjten, më 13 shkurt, pas darkës në zonën e famshme Square Mile. Të dy nuk kanë nguruar të bëjnë foto me fansat e tyre dhe të bisedojnë me ta për disa minuta, përpara se të hipin në taksi. Të dy dukeshin në humor të mirë, duke u buzëqeshur ngrohtësisht kalimtarëve që i njihnin.

Ana de Armas ka shprehur edhe më parë admirimin e saj për Tom Cruise, duke folur për USA Today për kërkesat e skenave të aksionit në filmin “Ghosted”, ku ka punuar me Chris Evans. “Është kërkuese, është e dhimbshme dhe trupi të dhemb kudo, por në të njëjtën kohë është shumë e kënaqshme kur e sheh veten duke u përmirësuar ”, tha ajo.

Mirëpo, aktorja e kishte pranuar se ende nuk është në nivelin e Tom Cruise kur bëhet fjalë për skenat e rrezikshme. “Unë nuk jam ende në nivelin e Tom Cruise, por tani e vlerësoj 100% atë që ai bën dhe e kuptoj plotësisht pse e bën atë.” “Ai është vërtet mbresëlënës”, kishte thënë ajo.

Marrëdhënia e tyre duket se është e ngushtë, pasi në dhjetor janë parë duke shijuar sërish darkën së bashku. Së fundmi, sipas Daily Mail, Cruz u pa teksa shoqëronte Ana de Armas në Chiltern Firehouse në Londër.

Aktori i Top Gun njihet për jetën e tij të dashurisë po aq sa edhe për karrierën e tij, pasi është martuar tre herë dhe gjithashtu është takuar me shumë femra të famshme ndër vite.

Ndërkohë, Ana de Armas, e cila u largua nga Hollivudi pas romancës së saj me Ben Affleck, së fundmi u lidh me djalin 31-vjeçar të Presidentit Kuban, Manuel Anido Cuesta, kur u panë duke u puthur gjatë një daljeje në Madrid në nëntor.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: