Një vajzë nëntë muajshe, Giulia, u sulmua për vdekje nga një pitbull në zonën Acerra, pak larg nga Napoli, Itali. Qeni, i cili i përket prindërve të foshnjës, sulmoi Julian teksa ajo flinte në shtratin e saj.
Pasi e dërguan në spital, mjekët thjesht e deklaruan të vdekur. Vogëlushja është kafshuar në fytyrë dhe në kokë.
Fillimisht babai 25-vjeçar, i cili është barist, tha se vajza e tij u sulmua nga një qen endacak. Por pas reagimit të zemëruar të partneres së tij, e cila në atë kohë punonte në një piceri, babai u detyrua të thoshte të vërtetën.
Teksa ka dëshmuar para prokurorëve, që e ka zënë gjumi, nuk ka kuptuar dhe nuk ka mundur të parandalojë sulmin fatal të qenit ndaj fëmijës së tij.
Fqinjët deklaruan se qeni në fjalë ishte agresiv. Verën e kaluar, pitbulli u arratis dhe sulmoi një qen të vogël që e kishin nxjerrë për shëtitje. Ne kishim thënë se duhej ta mbyllnin sepse ishte e rrezikshme, thanë banorët vendas për ANSA, duke shtuar se “dy prindërit e rinj nuk e kuptonin se sa e rrezikshme ishte kafsha”.
“Prindërit e Julia-s janë njerëz të mirë, por ata ndoshta nuk e kuptuan rrezikun në të cilin ishte vajza e tyre,” u tha një fqinj gazetarëve.
Prokuroria vendase nisi hetimet për ngjarjen dhe urdhëroi autopsinë.
Vitin e kaluar, në Campolongo të Salernos, një foshnjë 13 muajshe humbi jetën kur u vra në oborr nga dy pitbull që i përkisnin një fqinji. Në një tjetër incident, një pitbull vrau një foshnjë pesë muajshe ndërsa ai ishte në krahët e gjyshes së tij.
