Bayern Munchen po kalon një moment pozitiv në këtë fazë të sezonit. Me 1/8 në Champions që thuajse është një formalitet pas triumfit në transfertë 1-2 ndaj Celtic, si dhe me diferencën 8 pikë nga ndjekësja më e afër, Leverkusen pas barazimit 0-0 këtë fundjavë në Bundesligë, ekipi gjerman po punon paralelisht edhe në merkato.
Kryefjala e këtyre ditëve në shtëpinë e bavarezëve kanë qenë rinovimet e lojtarëve me shumë peshë në skuadrën e Kompany si: Neuer, Alphonso Davies apo edhe Musiala, tashmë mungon vetëm rinovimi i Kimmich për të kompletuar skuadrën në këtë drejtim.
Prej muajsh tashmë çështja e rinovimit të anësorit bavarez po mban pezull drejtuesit e Bayern. 30 vjeçari ende nuk ka vendosur se çfarë do të bëjë me të ardhmen etij, teksa mediat gjermane bëjnë me dije se ai është i hapur ndaj çdo oferte të një klubi serioz që edhe të ketë ambicie për të fituar çdo trofe të mundshëm. Presidenti i bayernit ndërkohë Herbert Hainer ka theksuar pikërisht lidhur me këto zëra se Bayern është një nga skuadrat që lufton për çdo trofe të mundshëm sezonal, ndaj ai do të ishte opisoni më i mirë për të vijuar karrierën për Kimisch.
Megjithatë tashmë topi kalon tek 30 vjeçari gjerman, me tifozët bavarezë që ende janë në pritje të vendimit të një prej lojtarëve të tyre më të dashur.
