Një banesë dykatëshe në Mënik të Tiranës ka marrë flakë këtë pasdite.
Gazetari Igli Celmeta raporton për Balkanweb se zjarri është shuar pas ndërhyrjes së zjarrfikësve.
Nga zjarri, ka dëme të konsiderueshme materiale. Mësohet se janë djegur dy dhoma të banesës.
Fatmirësisht nuk ka persona të lënduar.
Njoftimi:
Tiranë/Në fshatin Pezë Helmes, ka rënë zjarr në banesën 2-katshe në pronësi të shtetasit R. H. Shërbimet e zjarrfikses bën të mundur fikjen e zjarrit. Si pasojë e zjarrit ka vetëm dëme materiale.
Grupet hetimore po punon për sqarimin e plotë e rrethanave për të dyja rastet.
