Një aksident tragjik ka ndodhur ditën e djeshme rreth orës 14:00 në aksin rrugor “Gjirokastër-Tepelenë”, në vendin e quajtur “Kthesa e Viroit”.
Një automjet tip “Volkswagen Cady u përplas me automjetin e ushtrisë dhe si pasojë humbën jetën dy persona.
Blutë kanë bërë të mundur ndalimin e shoferit, i cili akuzohet për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.
Njoftim:
Në vijim të informacionit paraprak të dhënë ditën e djeshme, për aksidentin e ndodhur në aksin rrugor “Gjirokastër-Tepelenë”, në vendin e quajtur “Kthesa e Viroit”, informojmë se në vijim të veprimeve hetimore, specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore arrestuan në flagrancë shtetasin B. Gj., 54 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.
(BalkanWeb)
