Napoli vijon kryesimin në Serie A, pavarësisht 3 barazimeve radhazi në kampionat, ndaj Romës, Udineses dhe Lazios. Skuadra e Contes vijon të udhëheqë renditjen, me Inter dhe Atalantën dy ndjekëset më të afërta të napoletanëve që nuk kanë qenë në gjendje të përfitonin nga ndalesat e ekipit të kaltër.

Antonio Conte nuk ka dashur të ngarkojë me shumë presion skuadrën e tij, duke theksuar se objektivi i klubit është pjesëmarrja në Champions sezonin e ardhshëm dhe jo titulli. Një taktikë kjo e teknikut leçes për të ulur presionin tek lojtarët e tij, por e pamundur për të mos parë skuadrën e Napolit këtë vit të mos ketë objektiv titullin e 4 në histori.

Ditën e sotme e përditshmja italiane “Corriere dello Sport” është ndalur në shifrat e sulmuesit kryesor të napoletanëve, Romeu Lukaku. Benjamini i Contes, Lukaku shndërrohet në një lider në majën e sulmit, sa herë që vihet nën urdhrat e Antonio Contes. Pas aventurës pozitive tek Inter, duket se edhe këtë sezon, trajneri e lojtari janë duke ecur në të njëjtin drejtim, në atë që të çon drejt titullit. “Big Rom” ka udhëhequr skuadrën falë 9 golave dhe 7 assisteve këtë sezon. Nëse heqim një paralele me NBA, atëherë mund të themi se Lukaku është në prag të një double double.

Megjithatë belgu mungon në tabelën e shënuesve që prej 25 janarit, atëherë kur daton edhe goli i tij i fundit ndaj Juventusit, ndaj së cilës u shënua edhe fitorja e fundit në kampionat. Nëse Lukaku nuk shënon, atëherë edhe Napoli vuan, kjo tregon se sa shumë e varuar është skuadra e Contes tek sulmuesi i saj kryesor.

Këtë fundjavë “Big Rom” në sfidën ndaj Comos do të tentojë jo vetëm të rikthehet tek goli, por edhe të arrijë të gjejë golin e 80 në Serie A. Një shifët që flet shumë për impaktin e këtij sulmuesi në futbollin Italian.

Corriere 1
 
Corriere 2
 
Corrierre 3
 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: