Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky u takua sot me homologun e tij turk, Recep Tayyip Erdogan, në kuadër të një vizite që synon të thellojë bashkëpunimin dhe mbështetjen ndërkombëtare për Ukrainën në mes të vijimit të luftës me Rusinë. Takimi vjen në një moment delikat, ndërkohë që përpjekjet diplomatike për të arritur një zgjidhje të qëndrueshme janë intensifikuar.

Zelensky theksoi se çdo negociatë për fundin e luftës duhet të përfshijë Ukrainën dhe vendet evropiane, duke shfaqur shqetësim për përjashtimin e tij nga diskutimet e zhvilluara në Arabinë Saudite mes zyrtarëve amerikanë dhe rusë. Ai e bëri të qartë se një paqe e qëndrueshme mund të arrihet vetëm përmes një procesi të hapur dhe gjithëpërfshirës.

Nga ana tjetër, Erdogan riafirmoi mbështetje të plotë për sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës, duke theksuar rëndësinë e diplomacisë dhe dialogut për të gjetur një zgjidhje paqësore të konfliktit.

Turqia, e cila ka ndërmjetësuar më parë mes dy vendeve, vazhdon të mbështesë përpjekjet për stabilitetin në rajon.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: