Gazetarja Glidona Daci e pyetur në emisionin “Open” në News24, për shkaqet e krimit të dyfshishtë që ndodhi paraditen e së martës në Shkodër, dha disa detaje që sipas saj kanë çuar 34-vjeçarin Kolë Manaj drejt aktit të vrasjes.

Daci tha se nga debatet e krijuara më parë, duket se autori i krimit i cili qëlloi bashkëjetuesen dhe më pas vrau veten, e kishte inskenuar më herët këtë.

Glidona Daci: Sipas informacioneve që grupi hetimor ka, për shkak dhe të debateve e ka bërë një inskenim të tillë. Ka thënë që unë do bëj  një gjë kundër jetës time nëse ti do ndahesh me mua.

Mesa duket 44-vjeçarja ka qenë e bindur në vendimin e saj për ti dhënë fund kësaj marrëdhënie, për arsye që familjarët nuk i dinë. Dyshimet janë kryesisht për xhelozinë por nuk përjashtohen dhe shkaqet ekonomike, gruaja punonte në një kopësht, kurse ai punonte sa në një punë sa në tjetrën.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb