Lideri i opozitës izraelite, Yair Lapid ka deklaruar se Hamasi nuk do të pajtohet me një fazë të dytë të marrëveshjes së armëpushimit nëse i kërkohet që të largohet nga Gaza.
Lapid tha se një kërkesë e tillë nuk është një kusht për një marrëveshje “por një mjet për ta penguar atë”.
Ai shtoi se marrëveshja duhej të finalizohej dhe të riktheheshin robërit, por mëgjithatë evidentoi se ishte një shqetësim i madh fakti që qeveria izraelite mund të mos zbatojë fazën e dytë për arsye politike.
Komentet vijnë pasi Ministri i Jashtëm Gideon Saar tha se negociatat indirekte për një fazë të dytë të marrëveshjes së armëpushimit do të fillojnë këtë javë dhe se Izraeli nuk do të pranojë praninë e vazhdueshme të Hamasit ose ndonjë organizate tjetër terroriste në Gaza”.
