“Puna të mban në formë”, kjo është motoja me të cilën 80-vjeçari Elez Elezi nga fshati Bërshi i Klosit ka jetuar në këto 8 dekada. Edhe pse ai nuk ka nevojë për të siguruar të ardhura ekonomike, Elezi shprehet se njeriu duhet që të punojë aq sa ka fuqi për të gjithë jetën.

Edhe pse ka mbi supe afro një shekull jetë, Elez Elezi thotë se çohet çdo ditë në orën 6 të mëngjesit dhe del të punojë në bujqësi. Ai shton se nuk vuan nga asnjë lloj sëmundje dhe për këtë meritat i ka mbajtja e trupit në aktivitet fizik duke punuar çdo ditë.

Elezi kujton edhe kohën e para viteve 90-të kur thotë se 8 fëmijët i ka rritur me shumë mundim duke bërë çdo lloj pune në kooperativën bujqësore të kohës.

80-vjeçari Elez Elezi ka një mesazh për të gjithë ata që nuk e kanë qejf punën.

‘Puna të mban në formë, edhe ushqimin e konsumon më me shije, edhe gjumin e bën, nuk ka vdekur kush nga puna’:- përfundon 80-vjeçari.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: