SARANDE – Një 30-vjeçar është gjetur i pajetë paraditen e sotme në banesën e tij, në lagjen Nr.1 Sarandë. Burime zyrtare nga policia bëjnë të ditur se shtetasi me inicialet E.D., 30 vjeç, është gjetur i vdekur në banesë nga vëllai i tij.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe pas këqyrjes së trupit të viktimës ka konfirmuar se nuk ka asnjë shenjë dhune. Ndërkohë policia po punon për sqarimin e shkaqeve të vdekjes së të riut.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb