Policia e Kosovës ka njoftuar se në fshatin Banjskë të Zveçanit një grua dhe burri i saj janë kanosur në vazhdimësi nga tre persona të dyshuar.

Rasti është raportuar dje në Policinë e Kosovës.

Të dyshuarit raportohet se kanë kërkuar nga viktima dhe bashkëshorti i saj që të largohen nga fshati, shkruajnë mediat e Kosovës.

Me vendim të prokurorit, rasti vazhdon të trajtohet në procedurë të rregullt.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb