Gjatë një fjalimi televiziv presidenti Putin deklaroi se do të dëshironte të mbante një takim të nivelit të lartë me presidentin amerikan Donald Trump, por që ai të prodhonte rezultate sipas tij, nevojiteshin përgatitje paraprake.
Bisedimet në Riad, të udhëhequra nga Sekretari amerikan i Shtetit Marco Rubio dhe Ministri i Jashtëm rus Sergey Lavrov, ishin të parat bisedime të rëndësishme mes dy superfuqive, pas më shumë se tre vitesh nga sulmi rus ndaj Ukrainës si dhe përpjekjeve perëndimore të udhëhequra nga Uashingtoni për të armatosur Kievin, me synim zmbrapsjen e sulmit.
“Jam informuar mbi bisedimet. I vlerësoj lart dhe ka rezultate. Për mendimin tim, ne bëmë hapin e parë për të rikthyer bashkëpunimin në fusha të ndryshme me interesa të përbashkëta”. tha Putin sipas raportimit të mediave ndërkombëtare.
As zyrtarët ukrainas dhe as evropianë nuk ishin në tryezë në bisedimet e Riadit, por Shtetet e Bashkuara thanë se ata do të përfshiheshin në negociatat e ardhshme për t’i dhënë fund konfliktit më vdekjeprurës të Evropës që nga Lufta e Dytë Botërore.
Moska e filloi agresionit ndaj Ukrainës pothuajse katër vjet më parë. Rusia tani kontrollon rreth një të pestën e territorit të njohur ndërkombëtarisht të Ukrainës.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy ka thënë vazhdimisht se vendi i tij nuk do të pranojë një zgjidhje të imponuar të konfliktit.
(BalkanWeb)
