Detaje të reja mësohen nga kontrolli që është kryer në banesën e Arben Isufajt, Ben Qimes.
Gjatë kontrollit të zhvilluar në banesën e Isufajt, autoritetet kanë sekuestruar një pistoletë ku ishin gdhendur inicialet e tij, “A.I.”. Ai është shpallur në kërkim për armëmbajtje pa leje dhe po hetohet për një përpjekje për të korruptuar një gjyqtar.
Arben Isufaj, i njohur me nofkën “Ben Qimja”, është një figurë e njohur në botën e krimit në Shqipëri.
Ai është i njohur për aktivitetet e tij të paligjshme, përfshirë trafikun e drogës dhe veprimtari të tjera kriminale.
(Balkanweb)
