Kreu i PD, Sali Berisha ka reaguar pas udhëtimit të Edi Ramës për në Mynih, ku mori pjesë në konferencën e sigurisë, duke e akuzuar atë për një imazh të keq përballë botës ndërkombëtare.
Berisha tha se, gjatë këtij udhëtimi, Rama u damkos si një figurë e papranueshme nga shumë liderë ndërkombëtarë.
“U nis për në Mynih te konferenca e sigurisë dhe më tha mua, do e shohësh ti tani. Ç’të shoh unë? Çfarë të shoh?” pyeti Berisha, duke theksuar se njerëzit nuk donin as të takoheshin dhe as të fotografoheshin me Ramën gjatë këtij evenimenti.
Berisha tha se Rama kishte pastruar mediat e tij sociale nga fotot me Alex Sorosin dhe i kishte fshirë ato, por Soros ka reaguar duke hedhur një foto të tyren dhe duke thënë “populli po ma kërkon”.
“Alexi ja ktheu. Populli po ma kërkon, foli Alexi në emër të popullit,” shtoi Berisha, duke aluduar se Rama është bërë një personazh i padëshiruar edhe nga ata që ai e ka mbështetur në të kaluarën.
(BalkanWeb)
