Nëse deri pak ditë më parë nuk dihej nëse Elseid Hysaj do të ishte i gatshëm për dy ndeshjet e Kombëtares, mbrojtësi pritet të rikuperohet në kohë.

Pas ekzaminimeve mjekësore, ku Hysaj bashkë me Tati Kastejanon iu drejtuan Vilës Mediaret, aty ku klubi i Lacios procedon me vizitat, doli në përfundim se rikuperimi i mbrojtësit po shkon siç duhet dhe koha e nevojshme që i duhet është maksimumi një muaj. 31-vjeçari u dëmtua në datën 3 shkurt në fitoren kundër Kaljarit në transfertë.

Pasi dha një asist për shokun e skuadrës, Hysaj ndjeu një shqetësim në muskujt e kofshës.  Megjithatë, ai do të jetë gati për Silvinjon, pavarësisht se në ndeshjet e fundit u preferua Balliu.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb