Gjykata e Posacme rrëzoi kërkesën e radhës së Ajola Xoxës, bashkëshortes së Erjon veliajt, e cila kundërshtonte kontrollet e kryera në janar 2025 në një apartament në Sky Tower që dyshohet se posedohej prej saj.
Një ditë më parë Apeli i Posacëm refuzoi t’i kthente telefonin e sekuestruar dhe paratë e dokumentat e marra në studion e saj ligjore. Xoxa është nën hetim për korrupsion dhe pastrim parash, kryer në bashkëpunim me bashkëshortin e saj, Erjon Veliaj.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës po mbahet në paraburgimin e Durrësit, ndërsa e shoqja është nën masën e detyrimit për paraqitje dhe ndalim për të dalë jashtë vendit.
(Balkanweb)
