Kryeministri Edi Rama kishte një përgjigje edhe për kritikët të cilët i kërkojnë të largohet nga pushteti.
Nga takimi me punonjësit e Bashkisë së Tiranës në sheshin Skënderbej, kreu i qeverisë tha se ai dhe familja e tij durojnë sulmet, por shtoi se nuk do të largohet deri kur të ketë përfunduar “luftën” e tij.
Edi Rama:
“Disa më pyesin, ça dua unë akoma që nuk iki? Ca të tjerë përgjigjen: Nuk ikën ai se është i pangopur. Nganjëherë kur llumi, helmi, zhurma bëhen një potere e madhe, pyes edhe unë vetën “ça dua akoma që rri dhe mbaj këto jashtëqitje gojësh të shthurura, mendjesh gjysmake dhe shpirtrash të varfër mbi fytyrë dhe për ca arsye duhet që familje ime të durojë këtë qenëri mesjetare. Përgjigja është sa e thjesht aq edhe e pakundërshtueshme brenda meje: Nuk iki se kam një luftë për të mbaruar. E dini…se nuk e kam thënë ndonjëherë. Mua më ka futur në këtë luftë shiu dhe balta e varrezave të Sharrës. Kur erdha atëherë nga Franca për të përcjellë tim atë, kur u ktheva në shtëpi pas varrimit sikur u ktheva nga lufta. Me baltën deri në gju. Prandaj aty nuk i ika dot tundimit që ti thoja PO thirrjes së Fatos Nanos për tu përfshirë në qeveri. Pastaj rruga e jetës politike, fati i shkruar më nxori në krye të bashkisë së Tiranës, tamam kur ishte mbledhur balta dhe pluhuri i një shteti pa kontroll. Ku pushtohej cdo pëllëmbë e lirë dhe pemët bini cdo ditë si njeri i pushkatuar. Lufta përballë llumit dhe një deti paragjykimesh do ta bëj Albanian shtetin e ri të BE në 2030. Kjo e imja është një luftë me historinë dhe për historinë”, tha Rama.
(BalkanWeb)
