Kryeministri Edi Rama u shpreh nga takimi që zhvilloi me punonjësit e Bashkisë së Tiranës në sheshin Skënderbej se emri Albania do të jetë së shpejti në tryezën e BE-së.

Duke sulmuar ata që sipas tij kanë penguar vendin, të huaj apo vendas, Rama tha se Shqipëria është poshtëruar ndër vite, ndërsa ashpërsoi tonet dhe i etiketoi ata si “bufat dhe m*tërit e kënetës”. “Kjo është e vërteta dhe duhet thënë në gjuhën e bukur dhe të ëmbël shqipe”, u shpreh Rama.

Edi Rama: Anëtarësimi i Shqipërisë në BE, ai emri Albania aty në tryezën e të gjithë atyre që i ke i parë dikur me dylbi dhe që na kanë para për kaq shumë kohë nga lart poshtë, është hakmarrja e çdo shqiptari sot që është patriot për të gjitha poshtërimet që na i kanë bërë të huaj dhe vetëposhtërimet e të gjitha kohërave që na kanë bërë bufat dhe mutërit e kënetës ndër shekuj dhe që nga viti 1912. Kjo është e vërteta dhe duhet thënë në gjuhën e bukur dhe të ëmbël shqipe.

Anëtarësimi i Shqipërisë në BE kalon nga Tirana, lokomotiva e transformimit historik që duhet të vazhdojë me ju në pararojë…

Sot që ka shumë për të parë, Tirana ëshdtë për mua prova se sicc kjo luftë e pafundme përballë gjithëfarë horrash dhe horrllëqesh që nuk elanë këtë vend të ngrinte kokë as kur ngriti flamurin e pavarësisë, që nuk iu ndanë këtij vendi nga viti 1912, sot e ka bërë qytet europian, Kandaharin e vitit 2001…

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb