Trajneri i Milanit, Conceicao i ka dalë në mbrojtje Theo Hernandezit, pas ndëshkimit me karton të kuq në Champions, çka solli edhe eliminimin e kuqezinjve.

“Ai ka lumturuar shumë herë tifozët. Theo e di se ai ka bërë diçka që ka vënë ekipin në vështirësi, ne kemi folur për këtë në dhomën e zhveshjes.

Edhe unë kam bërë gabime. Ai do jetë gati për nesër. Nuk ka penalizim”- tha tekniku. Milan do të sfidojë Torinon të shtunën, në transfertë.

(J.S/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb