Kuvendi i Shqipërisë ka apeluar vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për bllokimin e projektligjit të propozuar nga deputeti Nasip Naço, i cili parashikon kalimin e të dënuarve në burgje të hapura. Ky projektligj ka ngjallur shqetësime për ndikim elektoral, pasi konsiderohet të favorizojë një kategori të caktuar të popullsisë, duke krijuar një lidhje me periudhën e zgjedhjeve të 11 majit.

KQZ e ka bllokuar këtë projektligj duke argumentuar se ka një ndikim të mundshëm në zgjedhje, por Kuvendi ka kundërshtuar këtë dhe ka dorëzuar ankimim në Komisionin e Ankesave dhe Sanksioneve (KAS), duke theksuar se nuk ka asnjë lidhje të drejtpërdrejtë me zgjedhjet.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Shorti për caktimin e relatorit të çështjes ka shpallur Ilirjan Rusmalin si relator të ankimimit të Kuvendit.

(Balkanweb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: