Izraeli tha të dielën se do të vonojë lirimin e qindra të burgosurve palestinezë që kishte planifikuar t’i lironte një ditë më parë, derisa grupi militant Hamas të përmbushë kushtet e tij, duke nënvizuar brishtësinë e marrëveshjes së armëpushimit të Gazës.

Përmes një deklarate, zyra e kryeministrit Benjamin Netanyahu tha se, Izraeli po priste të dorëzonte 620 të burgosurit dhe të paraburgosurit palestinezë, “derisa të sigurohet lirimi i pengjeve të radhës dhe pa ceremoni poshtëruese që Hamasi ka organizuar çdo javë”.

Ka vetëm një dorëzim tjetër pengjesh në fazën e parë të armëpushimit, ku përfshihen katër nga pengjet që kanë vdekur në robëri.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb