Pep Guardiola po përjeton sezonin më të vështirë që nga viti 2016 kur u emërua trajner i “Qytetarëve”. I mbetur jashtë çdo objektivi madhor të këtij sezoni, Pep Guardiola tani uron që ekipi i tij të sigurojë kualifikimin për në Champions League për sezonin e ardhshëm.

“Në këto 3 muaj të mbetur të kualifikohesh në Champions League për sezonin e ardhshëm, për ne është sikur të fitojmë Premier League”, tha Guardiola. Manchester City do të presë nesër në “Etihad” Liverpool-in, në një sfidë shumë interesante edhe pse të dy ekipet vijnë me objektiva të ndryshëm. Liverpool duket i sigurt drejt titullit, aq
më tepër pas disfatës së sotme të Arsenalit në shtëpi dhe aktualisht diferenca me vendin e dytë është 8 pikë, në rast se ekipi i drejtuar nga Arne Slot fiton nesër në “Etihad”, diferenca do shkonte në 11 pikë, gjë që do të thoshte se gara për titull do jetë e mbyllur përfundimisht.

Si rrallëherë në 10 sezonet e fundit, Manchester City do të luftojë deri në fund për të siguruar një biletë për në Champions League për sezonin e ardhshëm, janë të paktën 5-6 ekipe që do jenë në garë deri në fund për të arritur këtë objektiv.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: