Partia Demokratike zhvilloi një takim madhështor me diasporën shqiptare në Bergamo, ku u diskutua për zgjedhjet e 11 majit dhe sfidat ekonomike të vendit. Në këtë takim morën pjesë figura të rëndësishme si kryetari i Bashkisë së Bergamos, Gianfranco Gaforelli deputeti i PD-së Dashnor Sula, zëdhënësja e PD-së Floriana Garo dhe organizatori i PD në Bergamo Endi Farruku.

Deputeti Dashnor Sula theksoi rëndësinë e regjistrimit të diasporës për zgjedhjet e ardhshme parlamentare dhe bëri thirrje për pjesëmarrje aktive në votime.

Sula tha se vetëm PD dhe opozita mund të sjellin ndryshimin e nevojshëm për Shqipërinë ku theksoi dhe rolin e rëndësishëm të këshilltarit politik amerikan Chris LaCivita në hartimin e strategjisë për fitoren e sigurt në 11 maj.

Shqiptarët që jetojnë jashtë vendit duhet të regjistrohen për të pasur të drejtën e votës, ndërsa afati përfundimtar është 4 mars 2025.

C70c6dbc Ae22 4ded B5d8 7bc1b726b801
C70c6dbc Ae22 4ded B5d8 7bc1b726b801
D6666638 C40f 43a2 A995 913ffbbd1336
D6666638 C40f 43a2 A995 913ffbbd1336

PD prezantoi disa nga premtimet kryesore të saj për të përmirësuar jetesën e shqiptarëve:
• Paga mesatare 1200 euro dhe rroga minimale 500 euro.
• Minimumi jetik 200 euro për të mbështetur shtresat më në nevojë.
• Karta e Konsumatorit, që do t’u mundësojë qytetarëve me të ardhura të ulëta zbritje në ushqime, barna dhe subvencione për energjinë dhe ujin.

Gjatë takimit u theksua se diaspora ka një rol të rëndësishëm në zhvillimin e Shqipërisë dhe se PD do të angazhohet për të krijuar kushte më të mira për shqiptarët që duan të rikthehen dhe të investojnë në vendin e tyre.

Partia Demokratike rikonfirmoi qëllimin e saj për të siguruar paga më të larta, një ekonomi të qëndrueshme dhe një qeverisje më të drejtë, duke ftuar të gjithë shqiptarët kudo ndodhen të bëhen pjesë e ndryshimit në zgjedhjet e ardhshme.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb