Drejtuesi politik i Partisë Demokratike për qarkun e Beratit, Enno Bozdo, ka folur gjatë tubimit të PD në Athinë, duke theksuar rëndësinë e regjistrimit të votuesve dhe mobilizimit të mbështetësve për zgjedhjet e 11 majit.
Ai deklaroi se Shqipëria ka vetëm 80 ditë për të arritur një fitore të jashtëzakonshme dhe për të sjellë ndryshimin që do të largonte krimin dhe narko-shtetin.
“80 ditë na ndajnë nga fitorja jonë e jashtëzakonshme. Janë dhe më pak se dy javë për t’u regjistruar për të votuar, që e ardhmja e Shqipërisë të jetë e ndritur.
Ka 80 ditë për ta ndryshuar Shqipërinë, ta largojmë krimin, narko-shtetin. Mos humbisni asnjë çast, regjistrohuni, që më 11 maj Shqipëria të jetë blu dhe Europiane. Fitore,” – tha Bozdo, duke shtuar se kjo është mundësia e duhur për të çuar vendin drejt integrimit europian dhe për një të ardhme më të sigurt.
(Balkanweb)
