KQZ ka regjistruar partinë Mundësia në zgjedhjet e 11 majit.

Po ashtu, KQZ ka regjistruar edhe partinë Lëvizja Shqipëria bëhet në zgjedhje, si dhe Nismën Thurje.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve regjistroi edhe Lëvizjen Bashkë në zgjedhjet që do zhvillohen më 11 maj.

Më herët, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka regjistruar Partinë Socialiste, si dhe Partinë Demokratike në zgjedhje.

(Balkanweb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: