Edon Zhegrova është një nga lojtarët më të mirë të Lille. Paraqitjet e sulmuesit dardan kanë qenë fantastike, çka ka bërë që vëmendja e shumë klubeve të përqendrohet te ai.

Klubi francez i Lille ka vendosur çmimin e kartonit për futbollistin. Kushdo që dëshiron të afrojë në ekip Zhegrovën, duhet të paguajë 40 milionë euro.

25-vjeçari ka luajtur 12 ndeshje dhe ka shënuar 4 gola në këtë sezon, ndërsa ka dhuruar një asist. Për të, ky është edicioni i katërt te Lille.

(J.S/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb