Presidenti amerikan Donald Trump dhe presidenti francez Emmanuel Macron po mbajnë një konferencë të përbashkët shtypi të hënën pas takimit të tyre dypalësh më herët këtë pasdite në Zyrën Ovale.

Trump u shpreh se qëllimi i takimit të së hënës ishte fundi i luftës në Ukrainë.

Ai tha se qindra mijëra rusë dhe ukrainas kanë vdekur pa nevojë dhe se një brez i tërë është shkatërruar.

Presidenti amerikan Donald Trump tha se “shumë gjëra të mira drejt paqes po ndodhin” dhe se Macron ka qenë në qendër të kësaj që nga fillimi.

Trump deklaroi para mediave se beson se “Macron është dakord me të kur thotë se “kjo është koha e duhur… mund të jetë koha e vetme” për t’i dhënë fund luftës.

Vizita e Emmanuel Macron në Shtëpinë e Bardhë sot vjen në përvjetorin e tretë të pushtimit të plotë të Ukrainës nga.

Presidenti francez është lideri i parë evropian që është pritur nga presidenti i rizgjedhur Trump.

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb