Një shpërthim ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Orikum.
Policia bën me dije se rreth orës 03:15, në një ngushticë pas një pallati, ka shpërthyer një sasi e vogël lënde e dyshuar plasëse.
Si pasojë e shpërthimit janë dëmtuar dy xhama të pallatit në katin e parë të pallatit.
Orikum/Informacion paraprak
Sot, rreth orës 03:15, në qytetin e Orikumit, në një ngushticë pas një pallati, ka shpërthyer një sasi e vogël lënde e dyshuar plasëse, ku si pasojë janë dëmtuar dy xhama të pallatit në katin e parë.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorit/ëve të dyshuar.
