Në serinë “Sy m’sy”, kryeministri Edi Rama është ndalur tek gjuha e përdorur ndaj opozitës, pasi një nga komentuesit u shpreh se ta quash kënetë opozitën është fyese.

Sipas Ramës, “kënetë” shfaqet si ujë i ndenjur ku rriten shumë lloje speciesh dhe, për të vërtetën, krahasuar me opozitën, ajo do të bënte punën e saj.

Ai e përdori këtë term për të shpjeguar opozitën, duke shtuar se gjuha shqipe është e pasur dhe se nuk ka asnjë fjalë fyese në përdorimin e tij.

Përsa i përket akuzave për korrupsion, Rama tha se analizat dhe raportet janë të qarta dhe se vendi po shkon drejt progresit, duke kaluar fazat që kanë kaluar edhe shtetet e tjera.

Edi Rama: Kënetë? Nuk është fyese, është dukuri natyrore, gjeografike, gjeologjike si të doni ju, shfaqet si ujë i ndenjur ku rriten gjithfarë speciesh e për hir të vërtetës i buiëm më qafë atyre, se në krahasim me këto speciet tona bëjnë punën e tyre ato, kurse kjo jona , opozita është kënetë dhe mos më keq, këneta është fakt. Kështu që nuk është fyese, gjuha shqipe është e pasur, është dashuri e madhe për mua e përdor në gjerësinë dhe gjatësinë e saj, por nuk e përdor si fyerje apo fjalë të rëndë, apo t’i thuash tjetrit ato që s’ka. Nuk ka gjë më të madhe se t’i thuash tjetrit kriminel, drogaxhi, hajdut etj.
Për korrupsionin ka analizat, gjëra të para, të shkruara, të bëra, nuk jemi të parët në këtë fazë, të tjerët i kanë kaluar para nesh, prandaj janë aty ku janë e ne po shkojmë aty ku ata janë.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb