Pedagogia Arsejda Gjyli, e cila është kandidate për deputete në “Deputeti që duam” në PS dhe Anëtari i Kryesisë së PD Grigels Muçollari debatuan në lidhje me garën e ethshme brenda partive politike.
Muçollari tha se primaret, që po mbahen në PD, praktikohen aktualisht edhe në Europë e në SHBA. Ndërsa, Gjyli nënvizoi se në Shqipëri nuk po aplikohet njësoj.
Grigels Muçollari: Primaret praktikohen edhe në Europë edhe në SHBA.
Arsejda Gjyli: Nuk aplikohet këtu njësoj si atje. Janë shumë që po tërhiqen.
Grigels Muçollari: Shumë pak janë tërhequr dhe është veprim i tyre personal. Primaret janë vlerësim për persona, që kanë kaluar sfida përfaqësimi. “Shqipëria që duam” është platformë, ku në fund vendos Edi Rama.
Arsejda Gjyli: Nuk është e vërtetë.
Grigels Muçollari: PD po jep model ndryshe. Ne zgjidhemi, nuk përzgjidhemi. Kandidatët në PD zgjidhen nga anëtarësia e jo nga kryetari.
(Balkanweb)
