Analisti Mentor Kikia, në një lidhje me Skype në Programin e Drekës në News 24 foli për garën brenda partive kryesore politike në Shqipëri.
Kikia tha se në politikë duhet të përfshihen intelektualë, që thjesht duan që të përfshihen në politikë. Ai shtoi se “Primaret” në PD i duken formë më demokratike sesa “Deputeti që duam” në PS, që i duken si formë punësimi më tepër.
Mentor Kikia: Primaret në PD janë më demokratike, sepse është elementi votë. “Deputeti që duam” është platformë e njëllojtë si punësimi. Në politikë të përfshihen dhe intelektualë që duan të përfshihen politikisht.
Ajo që më shqetëson është sesa këto dy mënyra mund të jenë realisht zëri i qytetarëve. Ajo që duhet të na shqetësojë është sesa demokracia na sjell këto forma të përfaqësimit.
