Në emisionin “Programi i Drekës” në News 24 ka qënë i ftuar eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare Geron Kamberi i cili ka diskutuar për zgjedhjet në Gjermani dhe fitoren e Merz.

Sipas Kamberit në elektoratin gjerman ka patur shumë ndryshime pas zgjedhjeve.

Ai shtoi se emigracioni ka prishur shumë ekuilibra në Gjermani dhe se partia e kancelarit Merz kishte sqaruar se nuk do të bashkëpunonte me aleancën e djathtë AFD.

Ekperti theksoi se një aleancë midis dy partive kryesore mund të sjellë shumë zhvillime të mëdha në shtetin gjerman.

“Në elektoratin gjerman pati shumë ndryshime, dhe emigracioni prishi shumë ekuilibra në Gjermani.

Partia e kancelarit Merz e ka sqaruar që nuk do të bashkepunojë me aleancën e djathtë.  Nje aleancë midis dy partive kryesore mund të sjelle shumë zhvillime te mëdha në gjermani.

Zelensky ështe perballë një ekuacioni shumë të veshtire pas deklaratës së Trump qe nuk do ta ndihmojë më Ukrainën.” përfundoi ai

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb