Izraeli dhe Hamasi kanë arritur një marrëveshje për kthimin e hershëm të trupave të katër pengjeve të fundit që do të dorëzoheshin në fazën e parë të marrëveshjes, sipas raportimit të mediave izraelite, duke cituar burime qeveritare.
Të njëjtat burime shtuan se po vazhdojnë bisedimet për të zgjatur fazën e parë duke shtuar grupe shtesë të lirimeve të pengjeve dhe të burgosurve .
Izraeli po kërkon që katër trupat të dorëzohen deri të enjten , ditën kur ishin planifikuar të ktheheshin por po punon për të përshpejtuar dorëzimin.
Faza e parë e marrëveshjes, e cila përfshin një armëpushim të vazhdueshëm skadon të shtunën .
(BalkanWeb)
