Dy persona kanë humbur jetën dhe 14 rezultojnë të zhdukur pasi dy anije u përplasën në një lumë në provincën Hunan, në Kinën qendrore.

Aksidenti ndodhi rreth orës 10:00 me orën lokale në lumin Yuanshui, pranë qytetit Qinglang.

Sipas informacioneve nga autoritetet lokale, 19 persona ranë në lumë kur anija në të cilën ndodheshin u përplas me një anije për grumbullimin e mbetjeve të naftës.

Dy persona në bordin e anijes u nxorrën të vdekur nga lumi.  Tre të tjerë u shpëtuan dhe u dërguan në spital, por gjendja e tyre shëndetësore nuk konsiderohet shqetësuese.

Operacioni i kërkim-shpëtimit vazhdon, ndërsa është urdhëruar hetimi për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: