Më shumë se 40 liderë të shteteve, institucioneve dhe organizatave ndërkombëtare konfirmuan mbështetjen e tyre për Ukrainën dhe ukrainasit, tha Presidenti Volodymyr Zelensky pas Samitit të Mbështetjes së Ukrainës .

“Mbi 40 liderë të shteteve, institucioneve dhe organizatave ndërkombëtare, personalisht dhe online, kanë riafirmuar mbështetjen e tyre për Ukrainën dhe ukrainasit.

Janë shpallur paketa të reja ndihme: armë, sisteme të mbrojtjes ajrore, ndihmë financiare dhe humanitare, investime në prodhimin e mbrojtjes dhe sanksione kundër agresorit.

Uniteti ynë me të gjithë ata që vlerësojnë lirinë dhe jetën mbetet i palëkundur. Mbështetja për Ukrainën nuk ndalet dhe së bashku po afrojmë ditën kur do të rivendoset paqja e vërtetë për Ukrainën. Falënderojmë të gjithë ata që qëndrojnë me Ukrainën dhe popullin tonë”, tha Zelensky në X.

 

(A.A/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb